
Modelja ruse e revistës Vogue akuzohet për vrasjen e bashkëshortit të saj me thikën e kuzhinës.
Ngjarja ndodhi gjatë një episodi tërbimi nga xhelozia.
26 vjeçarja Lilia Sudakova do të përballet me 15 vjet burg për vrasjen e 28 vjeçarit Sergey Popov, pasi e kreu vrasjen nga xhelozia, pasi ai kishte “flirtuar” me një vajzë që e kishte marrë në shtëpi nga një lokal.
Sudakova raportohet se ishte konfrontuar në një gjendje alarmi dhe xhelozie me të shoqin.
Por gjatë sherrit që pasoi, ajo i kishte shkaktuar një plagë thike në zemër.
Në dëshmitë e saj ajo tha se kreu vrasjen pasi ai po flirtonte me vajzën që kishte sjellë në shtëpi nga lokali.

(Vizituar 75 here, 1 vizita sot)
