“Nuk fliste shumë dhe…”/ Ekzekutimi me 3 plumba i 58-vjeçarit në Vlorë, flet bashkëjetuesja, zbulon çfarë ndodhi pak para ngjarjes-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Flet Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58 vjecarit Renato Hoxhaj të vrarë mëngjesin e së dielës në Vlorë.

Ajo tregon për korrespondentin e Top Channel Mikel Marsi, momentin e ngjarjes së rëndë duke thënë se se ka qenë në banesë me 58 vjeçarin përpara se ai të vritej.

Lexo dhe...  Ekskluzive/ “Kepi i VIP-ave” mbërrin në Bodrum, Kiara Tito zbulon detajet e xhirimeve në resortin luksoz

Më pas ai ka dalë nga shtëpia për të pirë kafe. Pak momente më pas Rakipaj ka dëgjuar të shtëna por i ka kujtuar si fishekzjarre. Kur ka dalë ajo thotë se ka parë trupin e pajetë në shesh të mbuluar më gjak.

Ka bërtitur me të madhe dhe ka kërkuar ndihmë. Më pas kur s’ka marrë ndihmë ka zbritur më poshtë dhe ka lajmëruar policinë, duke deklaruar se është e terrorizuar nga ngjarja në fjalë.

Ajo pohon se ai ishte njeri pa probleme dhe se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të tij apo probleme, qofshin këto pronësie apo probleme në familje.

Lexo dhe...  LAJMI FUNDIT/ SPAK nxjerr urdhrin: Policia të arrestojë Llallën, ja pasuritë e sekuestruara

Pak momente përpara ngjarjes Rakipaj tregon se viktima qëndronte i heshtur dhe nuk fliste shumë.

(Vizituar 231 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share