
Një 40-vjeçar është vetëplagosur me thikë mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në Berat, në banesën ku jetonte 40-vjeçari i vetëplagosur Bledar Mbrakulli.
Dyshohet se Mbrakulli vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se kjo nuk është hera e parë që ai ka lënduar veten.
Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se mesditën e sotme ai ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka goditur veten në krah.
(Vizituar 104 here, 1 vizita sot)
