Detaje të reja për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmia e efektivit amerikan: Pak ditë para ngjarjes, Naim Murseli më kërkoi para…

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e tre muajve më parë në Kosovë, ku u vra Liridona Ademaj me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli.



News24 ka mundur të sigurojë një intervistë me një ushtar amerikan, i cili është rezident edhe në Prishtinë dhe njihet prej vitesh me Naim Murselin.

Efektivi amerikan Donnie Lowery rrëfen sesi u njoh me Naim Murselin dhe sesi ky i fundit pak ditë para vrasjes së Liridona Ademajt i ka kërkuar një shumë të madhe parash, e cila është e përafërt me shumën që Murseli dyshohet se pagoi Granit Plavën për vrasjen e së shoqes

Lexo dhe...  HËNA E PËRGJAKUR PO KTHEHET: ÇFARË NA PARALEJMËRON KY FENOMEN QË EDHE BIBLA E PËRMEND?-Çkemi News

“E njoh Naim Murselin nga miqësia me presidentin Behxhet Pacolli. Pacollin e njoh prej shumë vitesh, që prej kohës kur tentuam të bashkëpunonim, për të sjellë në Kosovë brendin e McDonald’s, por përpjekja rezultoi e pasuksesshme. Dy vjet më parë Zoti Pacolli dhe Naimi erdhën në Majemi, të ftuar në dasmën e vajzës së Presidentit Trump, Tiffany Trump. U takova me Namin një ditë më pas dhe ky ishte takimi ynë i parë.

 

Lexo dhe...  Tronditëse! “E lodhur nga sjellja e saj”, nëna planifikoi vrasjen e vajzës së saj, por tradhtohet nga ekzekutuesi-Çkemi News

Me Naimin u takuam edhe një herë tjetër në Kosovë, pasi doja të blija një shtëpi në Prishtinë. Naimi do më ndihmonte me procedurat e blerjes së banesës dhe pas kësaj kam folur vetëm disa herë në telefon me të, asgjë përtej kësaj.

Më telefonoi dy ose tre herë. Ishte shumë I shqetësuar, më kërkoi para dhe më sa se I duheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Gjithashtu më premtoi se do t’mi kthente sërish, madje dyfishin e parave që më kërkoi. Nuk kishte shance t’I jepja para, nuk e besoja si njeri. E gjithë situata me dukej një marrëzi.”, tha ai.

(Vizituar 314 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share