Çarja në dysh e malit Amanos formon pellgje të pabesueshme natyrore, “zhduken” rrugët

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Çarja në dysh e malit Amanos formon pellgje të pabesueshme natyrore, “zhduken” rrugët

Tërmetet shkatërrimtare që tronditën Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit lanë pas pasoja të rënda jo vetëm në jetë njerëzish dhe materiale, por edhe në ndryshimet klimaterike dhe tokësore.

Një fenomen i tillë është vënë re edhe në kryeqendrën e tërmetit, Hatay, ku së fundmi në mediat turke qarkullojnë disa pamjet të disa shkëmbinjve gjigantë të copëtuar, të cilët u shkëputën nga mali, duke krijuar një linjë thyerje në majën e maleve Amanos.

 

Kjo linjë gjigante thyerjeje shkaktoi edhe formimin e pellgjeve natyrore. Shkatërrime të mëdha u regjistruan edhe në kodrat e thepisura ku ndodhen shtretërit e përrenjve në zonat rurale të lagjeve “Değirmendere” dhe “Kaledibi” të rrethit Değirmendere.

U tha se malet Amanos, ku u krijua pamja e liqenit pas tërmetit, ndodhen në rrugën historike të mëndafshit në lagjen “Kaledibi”. Zona u fotografua për herë të parë pas tërmetit. Nga ana tjetër, nuk ka kaluar pa u vënë re se rrugët e asfaltuara në rajon kanë pësuar dëme të mëdha.

(Vizituar 17 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share