“I ka ngacmuar edhe motrat e tjera”/ Vrasja në Shkodër, gazetari: Viktima i prishi dy martesa motrës së autorit-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku u vra Ramazan Mataj nga Arjon Hasaj.

Gazetari Eraldo Harlicaj tregoi në Top Story, se familja e autorit ka pretenduar se viktima i ka prishur dy martesa motrës së Arjonit, madje i ka ngacmuar edhe motrat e tjera.

Lexo dhe...  Grabitja në Lezhë/ Policia: 10-vjeçari vodhi gjithë lekët te furra dhe ia mbathi

“Sipas informacioneve që janë marrë nga grupi hetimor, është një dramë familjare që ka zgjatur me vite. Autori ka theksuar që motra e tij ka pasur një marrëdhënie të zgjatur në kohë me viktimën. Më konfirmuan se dy familjet kishin pasur disa takime ku i kishin kërkuar të ndalonte këtë marrëdhënie.

Lexo dhe...  SPAK godet Olta Xhaçkën, i sekustron pronat e burrit, Berisha: Mbështesim zbatimin e ligjit

Motra ishte martuar në një fshat pranë, ai kishte shkuar në shtëpinë e bashkëshortit, e kishte marrë me dëshirën e vajzës dhe kishte kaluar natën me të. Më pas janë ndarë. Vajza ka prishur martesën e parë, familja e ka martuar në Lezhë pas disa muajsh.

Lexo dhe...  Integrimi”, blofi i preferuar i Greqisë

Sërish familjarët e bashkëshortit të ri e kanë informuar familjen e vajzës për praninë e viktimës, ku kanë gjetur dhe foto e video intime.

Në këtë moment është prishur dhe martesa e dytë. Familja pretendon se këto video ia ka dërguar Ramazani. Familja nuk e ka pranuar më vajzën në shtëpi, ka 3 vite që nuk kanë kontakte me këtë.

Lexo dhe...  SPAK cakton masë sigurie ndaj ish-ministrit Ilir Beqja

Vajza ka shkuar në Francë ka krijuar lidhje atje, ai më pas ka rënë në burg. Kur është kthyer në Shkodër, ka pasur komunikime me Ramazan Matën. Lidhur me rastin janë publikuar edhe video intime në rrjetet sociale.

Ajo është nënë e një fëmije të mitur. Familja e saj pretendon se ajo ka çuar te zbulimi i krimit. Pak ditë më patë ka pasur një takim mes autorit dhe viktimës, ku ky i ka kërkuar mos ta përndjekë më. Familja pretendon se i ka ngacmuar dhe motrat e tjera, kjo ka qenë arsyeja pse autori ka shkuar drejt aktit”-ka deklaruar gazetari.

(Vizituar 50 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share