Reshje shiu në të gjithë vendin, ja si parashikohet moti për ditën e sotme-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin.

Lexo dhe...  Vjen paralajmerimi! Reshje të mëdha në vendet e Ballkanit ditët që vijnë, ja shtetet që preken nga “cikloni” -Çkemi News

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht në veriperëndim e jug, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra lokale në mënyrë të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Lexo dhe...  MASAKËR NË BALDREN: SHUHET ÇIFTI MUJECI NË NJË BRESHTËRI PLUMBASH!

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 5 deri 13°C, në zonat e ulëta 6 deri 18°C, në zonat bregdetare 10 deri 18°C.

(Vizituar 40 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share