
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Xhenova të Italisë, ku dy motra me origjinë shqiptare kanë rene nga lartesia ne një pallat.
Motra 31-vjeçare humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa 34 vjeçarja, moter e viktimes, ndodhet në në gjendje të rëndë.
Kjo e fundit siç raporton Tg.com, u shpëtua dhe u transportua në spitalin e San Martinos.
Mediat italiane raportojne se për momentin, përfshirja e palëve të treta është përjashtuar në këtë çështje qe po hetohet si vetëvrasje dhe tentative vetevrasje.
Hetuesit pritet te dëgjojne edhe disa dëshmitarë që kanë qenë në zone ne kohen e incidentit. Nderkohe mesohet se fëmijët e njërës prej dy grave ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes në shtëpi.
Madje mediat italiane shkruajne se ndoshta frika se mund t’i hiqej kujdestaria e kater fëmijëve të saj, nga 3 deri në 9 vjeç, qëndron pas tragjedisë që solli vdekjen e 31-vjeçares me origjinë shqiptare.
Bashke me të ishte edhe motra e saj 35-vjeçare, shumë e afërt me viktimën.
Tragjedia vjen vetëm disa ditë pasi ishte caktuar seanca gjyqesore e radhës për kujdestarinë e fëmijëve.
Gruaja ishte ndarë prej disa kohësh nga i shoqi, dhe prej kohësh ishte viktimë e abuzimit.
Burri u dënua gjithashtu me 4 muaj, por u shpall i pafajshëm për një akuzë të dytë. Në orët në vijim do të dëgjohen edhe dëshmitarët që kanë parë skenën e ngjarjes mëngjesin e sotëm dhe kanë tentuar të pengojnë motrën në kryerjen e aktit.
