Mbytja e Alma Arrazit me fëmijët/ Gjendet kukulla buzë lumit. Si ndryshon pista e hetimit!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Pista se Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë hedhur nga ura e re e Bunës duke i dhënë fund jetës për momentin bie poshtë për policinë dhe prokurorinë e Shkodrës sepse dyshohet se vendi i vetëvrasjes është poshtë urës dhe jo mbi urë.

Kjo pasi u gjet një kukull që dyshohet se përket njërës prej vajzave të Alma Arrazit, e cila mendohet se mbyti tre fëmijët e saj dhe u vetëvra në ujërat e lumit Buna. Kukulla u gjet në këmbët poshtë urës, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre. Kukulla është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë ADN-në nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur të Alma Arrazit.

Lexo dhe...  Çfarë po ndodh? Përfituan nga amnistia, por akoma nuk janë lënë të lirë nga qelia, familjarët e të burgosurve mblidhen para burgut të Fushë-Krujës-Çkemi News

Kukulla e gjetur në breg poshtë urës, bëri që forcat RENEA nga fshati Darragjat ku u gjet vajza 9 vjeçe të përqëndrojnë kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit. Vetëm pak metra më tutje, te pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8-vjeçare. Jo shumë larg saj, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit u gjet edhe trupi i djalit 4 vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit.

 

Ndërkohë sot kanë dalë për herë të parë pamjet filmike të çasteve të fundit të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, përpara se të mbyteshin në lumin Buna./K.C/dritare.net

 

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙
(Vizituar 1,739 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share