Gruaja rrëfen mes lotëve: Babai më martoi me 1 burrë 30 vjet më të madh, naten e pare te marteses ai me -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një grua e quajtur Hana ka ardhur nga Hollanda në Shqipëri për të treguar historinë e saj të dhimbshme.

Sot në moshën 70-vjeçare ajo ka rrëfyer në “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan si babai i saj e sakrifikoi atë duke e martuar me një burrë 30 vjet më të madh.

Në një familje me 9 fëmijë, 2 djem e 7 vajza, Hana ishte fare e vogël kur babai i saj dëshironte ta martonte për të shpëtuar djalin nga vdekja.

Pas martesës për të shpëtuar vëllanë, Hana nuk mban mend asnjë kujtim të lumtur. Bashkëshorti i saj, i cili kërkoi me aq ngulm të martohej me të kur ishte fare e mitur, pavarësisht diferencës prej 30 vitesh në moshë, e keqtrajtonte dhe dhunonte në mënyrë çnjerëzore.

Lexo dhe...  Ba hajde se kam frikë”, historia e frikshme e varrmihësit: Dëgjoja të qarën e një fëmijë, kur i afrohesha…(Video)

Por pas 26 vitesh në një martesë të detyruar e të dhunshme, Hana mori guximin të arratisej nga bashkëshorti i saj. E frikësuar, ajo shkoi te shtëpia e prindërve, ku vëllezërit, për të cilët ajo kishte sakrifikuar jetën në atë martesë që ata të mos vriteshin, dëshironin ta kthenin nga kishte ardhur.

Lexo dhe...  Në moshën 11-vjeçare e lanë shtatzënë, kur zbuluan se kush ishte babai i fëmijës të gjithë mbetën pa fjalë

JA HISTORIA QE RRËFEN HANA

Hana: Babai më martoi të vogël.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç të ka martuar? Kur filluan bisedat e para për martesë?

Hana: Isha 10 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po ti ishe vetëm 10 vjeçe, si donin të të martonin?

Hana: Isha 10 vjeçe, vinin për të fejuar e jo martuar. Unë kur vinte ndonjë, “a është shtëpia e Isuf Carës kjo?”, “po”, i thoshim ne. “Ku është Hana?” Sa përmendnin emrin tim un nisja të çaloja sikur isha sakate.

Lexo dhe...  EKSKLUZIVE / Historia që po bën xhiron e rrjetit: "Luftuam me vdekjen dhe largësinë, sot jemi më të fortë se kurrë!"

Ardit Gjebrea: Ti luaje pjesën dhe ata sa shikonin që ti çaloje thoshin nuk e duam më dhe ti shpëtoje.

Lexo dhe...  Kërkon lirinë, Veliaj del para Apelit të GJKKO për ankimin e masës së arrestit-Çkemi News

Hana: Kur erdhi ky ne e dinim se kishte ardhur për dikë tjetër, jo për ne. Kur doli babai ta përcillte, ai i kishte thënë “ose do më japësh Hanën ose do të të vras djalin”. “Çfarë thua, Hana është e vogël, ku ta çoj, s’ka bërë as 10 vjeç?” “Jo, unë e pres”. Vjen babai në shtëpi, fillon e zihet me nënën, thotë nëna “ta presë gjithë katunin se nuk ia jap vajzën time atij, ai është babai i vajzës sime”.

Ardit Gjebrea: Ju kishit 30 vite diferencë.

Hana: Ashtu ishte.

Lexo dhe...  Itali/ Adoleshentja që refuzoi martesën me mblesëri, dyshohet e vrarë nga familja (fotot)

Ardit Gjebrea: Dhe ai tha ose marr Hanën ose vras djalin. Ai deri në çfarë moshe do të të priste ty?

Hana: Derisa të bëhesha 16

Hana: Jeta ime ishte lufta.

Ardit Gjebrea: Si të trajtonte burri?

Hana: Për pak gjë më rrihte, më rrihte kot.

Ardit Gjebrea: Kur filloi dhuna dhe pse filloi?

Hana: Si nisa të rritesha, doja të shkoja te nëna e babai, të rrija dy, tre ditë, në asnjë mënyrë, nuk më linte të shkoja. Shkoja në shtëpi filloja duke qarë, “pse s’më lë, dua të rri si vajzat e tjera”. “Jo, pale ku do të shkosh të martohesh”, thoshte.

Lexo dhe...  1 vit nga masakra me 3 gra të vrara, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës: Shteti të marrë masa se s’do të ndalë planet për arrati, rrezikohemi!

Ardit Gjebrea: Po vjehrra e shikonte?

Hana: 20 vjet. Qante edhe ajo me mua.

Ardit Gjebrea: Nuk e ndalonte dot?

Hana: Çfarë t’i bënte ajo? Ishte vetëm.

Ardit Gjebrea: Kishit fëmijë?

Hana: Të bënim fëmijë na mbronin fëmijët, por s’kishim fëmijë.

Lexo dhe...  Vijnë turistët e parë/ Ministri i pret me lule dhe shampanjë

Ardit Gjebrea: Pra për 25 vjet ishit vetëm ju të dy?

Hana: Në ’95, gjatë dimrit, që filloi u prish qeveria, shteti, ai thoshte “do martohem”, “si do martohesh ore?”, e gjeti, me motrën e tij, shkoi e solli në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Po ti ishe në shtëpi ndërkohë?

Hana: 3 muaj kemi ndenjur bashkë.

Lexo dhe...  VIDEO/ Katër gra zbuluan se po dilnin me të njëjtin burrë, për t’u hakmarrë i përgatitën një surprizë të pakëndshme

Ardit Gjebrea: Me atë gruan?

Hana: Po.

Ardit Gjebrea: Po si sillej me ty, si sillej me të?

Hana: Atëherë filloi të më rrihte 4-5 herë në ditë.

Ardit Gjebrea: Në sy të saj?

Hana: Asaj i binte të fikët sapo më rrihte mua.

Ardit Gjebrea: Shkove te mamaja, pastaj çfarë ndodhi?

Hana: Te mamaja, vëllezërit e mi donin të më lidhnin e çonin prapë atje se e kishin frikë. Do më lidhnin dy vëllezërit e isha e bindur që dy burra do më lidhnin e çonin atje.

Ardit Gjebrea: Ti nuk kishe asnjë rrugëzgjidhje.

Hana: Asnjë rrugëzgjidhje. Atëherë e kam pasur dyfish të vështirë të ikja nga shtëpia e nënës, por thashë në mundsha të iki mirë, nëse jo do ulem në shinat e trenit që nëna ta shohë kokën e fëmijës së vet.

Ardit Gjebrea: A shkove te shinat e trenit?

Hana: Jo, thashë këtu do më ndjekin, do më shohin njerëzit e të iki më larg në rrugë.

Lexo dhe...  Ferr mbi tokë”/ Burgu i tmerrshëm i Brazilit, ja ku do ta kryejë dënimin për abuzimin seksual të një vajze shqiptare ish-ylli i Man. City

Shinat e trenit iu dukën një dënim i fortë ndaj familjes së saj, ndaj kursi i Hanës ndryshoi drejt një rruge. Një rrugë ku një takim do t’i jepte fund të gjitha vuajtjeve të saj.

Lexo dhe...  Babë e bir goditën 47 vjeçarin. Emrat -Çkemi News

Hana: Jam ulur në rrugë, kur më erdhi njëri e ndaloi aty. Thuajse më shtypi, ai më kishte parë ndonjë lëvizje a ndonjë gjë, zbriti nga makina dhe nuk fliste shqip mirë. Tha ‘’çfarë do këtu, i thashë “ç’të duhet ty, ik në punën tënde”. “Tha “unë jetoj në Europë, nuk shtyp as mizat”. “Ç’të duhet ty”, i thashë, “ik”. Tha “çfarë zori ke që je këtu”, thashë “zorin që kam unë s’mund ta zgjidhësh as ti, askush”. Tha “e zgjidh unë”, më mori ndenjëm fshehur, më ka bindur, prindërit më kanë kërkuar gjithandej, për 15 ditë.

(Vizituar 5 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share