Po lufton me vdekjen, babai i dy vajzave ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për Ylli Senkën, një baba i përkushtuar, i cili po lufton me vdekjen.

Lexo dhe...  Top Story/ Trazirat e 97-ës/ Berisha urdhëroi bombardimin e jugut me avionë ushtarak

Vajza e tij 20-vjeçare na kontaktoi për të kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve, pasi babai i saj ka nevojë urgjente për një operacion që mund të kryhet vetëm në Turqi.

Lexo dhe...  Bie në greminën e lumit Kalasë duke kullotur bagëtinë, humb jetën

“Jam vajza e Ylli Senkës, 20 vjeçe. Babai im vuan nga kanceri i mushkërive. Ai është operuar një herë, por sëmundja është përhapur sërish dhe tani na kanë kërkuar një shumë të madhe për shërimin e tij. Nuk i kemi ato mundësi, sepse i kemi shpenzuar të gjitha për trajtimet e tij. Babi ishte i vetmi që punonte në familjen tonë. Ju lutem më ndihmoni, nuk kemi mundësi financiare. Gjithçka që kishim, e shpenzuam për trajtimin e tij,” shprehet vajza e tij.

Lexo dhe...  Udhëhoqi sulmin në veri të Kosovës, Serbia arreston Milan Radojçiç

48-vjeçari jeton në fshatin Suk 2 të Roskovecit. Kostoja e operacionit është shumë e lartë, rreth 50 mijë euro, dhe familja e tij nuk ka mundësi ta përballojë.

Lexo dhe...  “Mami dua të iki në shtëpi”/ 7-vjeçarja në rrezik për jetën, prindërit mes lotësh u kërkojnë ndihmë shqiptarëve-Çkemi News

Ylli është baba i dy vajzave të reja dhe shtylla e familjes së tij. Pa këtë ndërhyrje, jeta e tij ndodhet në rrezik të madh. Ndihma juaj, qoftë e vogël apo e madhe, mund të bëjë diferencën për këtë familje që po lufton për të mbijetuar.

(Vizituar 19 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share