Nesër i jepet lamtumira e fundit futbollistit kosovar, Erjon Morina.

Kjo është bërë e ditur nga familjarët e tij, përmes një njoftimi në Facebook.

Të nderuar familjarë, miq, shoqëri e kolegë,

Ju njoftojmë se sot u perjetesua djali ynë i dashur Erjon Morina (16.07, 2002-12.12, 2024)

Lexo dhe...  Djali 16 vjeçar humbi jetën, prindërit dhurojnë organet-Çkemi News

Me 24 tetor 2024 pas një problemi ne zemër gjatë stervitjeve në FC Vushtria ne Vushtrri, pasi u rrezua dhe humbi vetedijen, Erjoni u transportua ne Qendren Klinike Universitare ne Prishtinë dhe deri me sot qendroi në komë të rëndë.

Pas perpjekjeve të vazhdueshme të stafit te Intenzives në Kardiokirurgji, Erjoni sot iu dorezua botes tjeter, Allahu e meshirofte!

Lexo dhe...  Instagram ka njoftuar se do të ketë disa ndryshime në aplikacion që do të vijnë si një ndihmë për adoleshentët

Familja ju njofton se varrimi do të behet neser, me date13 dhjetor 2024 në oren 14:00 në lagjen Mzezet në fshatin Drenovc te Malishevës.

Ngushellimet nesër para varrimit do bëhen ne fshat (Drenovc).

Lexo dhe...  Protestë në Kosovë/ Kërkohet dënim për vrasësin e Hatije Dinës

E pamja do te vazhdoi nga data 14.12.-16-12.2024 (3 ditë) në lagjen “Qëndresa”, Rruga Sefedin Vitia Veternik, Prishtine!

Falenderoj nga zemra te gjithë stafin e Intenzivës së QKUK-së që luftuan së bashku me ne dhe Erjonin deri ne minutën e caktuar nga Zoti!

Lexo dhe...  VIDEO/ Plagosën familjen siriane, arrestohen shqiptari dhe rusi në Greqi! Zbardhen emrat-Çkemi News

I falenderoj te gjithe njerzit ne Kosovë dhe jashtë saj që parreshtur janë lutur gjatë gjithë kohes per Erjonin.

Zoti e deshi me shume se ne, dhe ai u kthye te i gjithfuqishmi, inshalla e takojme në lulet e xhenetit🙏