Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë-Çkemi News
Këmbët përballen çdo ditë me rrugët e gjata dhe me këpucët e parehatshme që mund të shkaktojnë
probleme dhe të ndikojnë në shëndetin tonë. Sidomos tani në dimër për arsye të këpucëve të mbyllura shumë
njerëz hasin në një problem që në fakt është tepër i zakonshëm, futja e thoit në mish.
Gjendja ndodh shpesh kur njerëzit presin thonjtë duke rrumbullakosur cepin e tyre, pasi nëse thonjtë e këmbës lakohen me formën e gishtit,
ata mund të kenë tendencën të rriten nën lëkurë. Zakonisht preket më shumë gishti i madh i këmbës. Një thua i rritur në mish,
mund të shkaktojë dhimbje, lëkurë të përflakur, enjtje dhe ndonjëherë, infeksion rreth thoit të këmbës.
Nëse keni diabet ose një gjendje tjetër që shkakton rrjedhje të dobët të gjakut në këmb...








