E rende ne Tirane! 3 vjeçarja me kancer lihet pa trajtim! Spitali reagon me urgjence, ja cfare i kemi bërë -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ka reaguar pas një shënimi të gazetarit Osman Stafa, se një vajzë e mitur 3 vjeçare që është diagnostifikuar me kancer, po lihet pa trajtim në spital për shkak se janë festat zyrtare. QSUT thotë se ky pretendim është i pavërtetë.

Lexo dhe...  Mbi 100 shkolla të mbyllura në Angli! Ndërtesat e bëra me beton “të gazuar” shemben për shkak të frikës së sigurisë

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, QSUT informon me përgjegjësi të plotë opinionin publik se, referuar rastit të pacientes 3-vjeçare A.L, janë kryer të gjitha procedurat mjekësore sipas protokolleve dhe vlerësimit klinik të pacientes nga mjekët që ndjekin rastin në fjalë.

Lexo dhe...  E kemi parë vetëm në filma”, nuk është hera e parë që shqiptari arratiset nga një burg në Itali! Kush është “legjenda” që bëri për vete mediat italiane (EMRI-FOTO)

“Informojmë se prej ditës së martë pacientja A.L ka patur temperaturë të lartë. Duke vlerësuar gjendjen, mjekët kanë vendosur që të shtyjnë marrjen e terapisë së kimios për të shmangur komplikime të gjendjes klinike”, thotë deklarata e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Lexo dhe...  Kuvendi seancë plenare/ Përzgjidhen sot 11 anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, çfarë pritet të ndodhë-Çkemi News

Deklarata e plotë e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”

QSUT informon me përgjegjësi të plotë opinionin publik se, referuar rastit të pacientes 3-vjeçare A.L, janë kryer të gjitha procedurat mjekësore sipas protokolleve dhe vlerësimit klinik të pacientes nga mjekët që ndjekin rastin në fjalë.

Lexo dhe...  Gruaja organizon vrasjen e burrit milioner që i caktoi vetëm $12 000 në muaj pas ndarjes (fotot)

Për transparencë dhe specifikën delikate që përbën rasti, pasi kemi të bëjmë me një të mitur vetëm 3 vjeç, informojmë se prej ditës së martë pacientja A.L ka patur temperaturë të lartë. Duke vlerësuar gjendjen, mjekët kanë vendosur që të shtyjnë marrjen e terapisë së kimios për të shmangur komplikime të gjendjes klinike.

Ndërkohë, pacientja mbahet gjatë gjithë kohës nën vëzhgimin e mjekëve specialistë dhe janë ata që vendosin, në bazë të protokolleve dhe konsultave, për vijimin ose jo të terapisë duke u bazuar në gjendjen faktike klinike.

Lexo dhe...  Trump fiton shtetin e parë të “fushëbetejës”, kryeson me 230 vota-Çkemi News

Lidhur me këtë rast, por edhe me çdo rast tjetër që paraqitet në QSUT për ndihmë mjekësore, duam të sigurojmë se i gjithë stafi spitalor është i angazhuar dhe përgjegjës për të bërë maksimumin e mundshëm për të shpëtuar së pari jetën e çdo personi dhe për të kuruar deri në shërimin e plotë çdo pacient që paraqitet dhe ka nevojë për asistencë mjekësore.

Shënimi i plotë i gazetarit Osman Stafa:

Vogëlushja 3-vjeçare, ende pa marrë medikamentin sepse është pushim. Dhe ajo duhet të presë të hënën, që të vijë kimioterapia. Pra edhe 4 ditë të tjera.

Lexo dhe...  Babai thërret të bijën Eni Cobani: Më trego me kë e ke djalin! Vajza: E kam bërë me -Çkemi News

Prisja që sot, Ministria e Shëndetësisë, Ministrja e Shëndetësisë, që deklaron në Kuvendin e Shqipërisë se mungesa e ilaçeve kimio në QSUT, është jo e vërtetë, të merrte masa, dhe t’ia siguronte “Crisantospase-n”, 3-vjeçares, por Jo.

Vogëlushja, ka tre javë sipas familjarëve, pa këtë medikament kimio. Askush nuk thote se kur do të vijë. Kjo sepse nuk është lidhur kontrata e re. Kontrata e fundit ka mbaruar në qershor.

Lexo dhe...  Horoskopi 7 Janar 2024, ҫfarë thonë yjet për ju sot

A pret leuçemia akute kur të lidhë Ministria kontratën e re?

A pret leuçemia akute të mbarojnë pushimet?

A ka guxim Ministria që ka për detyrë të sigurojë kimiot, ta shohë të voglën në sy. A mundet?

Lexo dhe...  T’u ndalohet azili shqiptarëve”/ Pas Braverman, edhe Ministri i emigracionit kundër

Nëse i ka mbetur sadopak njerëzorja brënda saj, Koçiu t’ia sigurojë sa më parë kimion, që vajza ta fillojë trajtimi e mos të humbasë më kohë. Është vetëm 3 vjeç.

(Vizituar 106 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share