Lajmi Fundit; E rëndë asfiksohen nga gazi 4 fëmijët e një familjeje, humb jetën 16-vjeçari-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Ksanthit në Greqi orët e para të mëngjesit të sotëm, në një shtëpi ku jetonte një familje me gjashtë anëtarë. Mediat greke shkruajnë se një 16-vjeçar ka humbur jetën për shkak të asfiksimit nga gazi në banesë, ndërsa motrat tij janë dërguar me urgjencë në spital.

Lexo dhe...  Tronditëse në Zvicër! Miss-i vritet nga burri i saj, 41-vjeçari ia copëton trupin me thikë e gërshërë kopshti-Çkemi News

Sipas autoriteteve, tragjedia u shmang falë nënës 47-vjeçare të familjes, e cila zbriti në katin e poshtëm të banesës për të zgjuar fëmijët e saj dhe i gjeti ata të gjithë në gjendje të rëndë nga një rrjedhje gazi.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Fjalimi nga Parlamenti rus, Putin paralajmëron NATO-n për një luftë bërthamore: Ne kemi armë që shkaktojnë…

Djali 16-vjeçar i familjes ndërroi jetë në spitalin e Ksantisë, ndërkohë që dy motrat e tij, 18 dhe 15 vjeç, po luftojnë për jetën. Motra e tretë, 20 vjeçe, është shtruar në klinikën e patologjisë së spitalit, jashtë rrezikuar për jetën. Në mesditë 18-vjeçarja dhe 15-vjeçarja janë dërguar në spitalin “Hipokrati” në Selanik.

Lexo dhe...  Lajm Bombë që Trondit Botën / “Ora Zero”: NASA dhe OKB paralajmërojnë një katastrofë globale të afërt!-Çkemi News

Sipas mediave, babai i fëmijëve i cili flinte në katin e dytë është gjetur në gjendje të mirë dhe nuk ka kërkuar shtrimin në spital, ndërsa nëna është dërguar në spital, por është në gjendje të mirë.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Krim i rëndë në familje/ 16-vjeçari vret prindërit dhe dy vëllezërit, më pas njofton policinë-Çkemi News

Hetimet për rrethanat që çuan në këtë tragjedi po kryhen nga Policia e Ksantit, në bashkëpunim me Shërbimin Zjarrfikës. Në kuadër të hetimeve paraprake, është dhënë urdhri për kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore për trupin e 16-vjeçarit, si dhe një ekspertizë toksikologjike.

 

Po ashtu, janë kërkuar ekspertiza teknike për instalimin e botit të gazit pranë banesës së tyre, që dyshohet të jetë vendosur 24 orë para ngjarjes fatale.

Lexo dhe...  Besiana Kadare zv/presidente e OKB/ Elez Biberaj zgjidhet në krye të Zërit të Amerikës

Burime policore kanë bërë me dije se ishte krijuar një mjedis mbytës në zonën ku ndodheshin dhomat e gjumit të fëmijëve, dhe se një ditë më parë ishte punuar jashtë shtëpisë për vendosjen e një boti gazi.

(Vizituar 358 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share