Arrestohet i dashuri i 14-vjeçares që ra nga lartësia dhe humbi jetën. Familjarët dyshojnë se 15-vjeçari mund ta ketë shtyrë nga tarraca e katit të 7-të-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 14-vjeçares shqiptare në Itali. Mësohet se në pranga është vënë i dashuri i viktimës, një 15-vjeçar i cili dyshohet për vdekjen e të miturës. Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për vdekjen e 14-vjeçares shqiptare të quajtur Aurora. Viktima ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati mëngjesin e 25 tetorit në rrugën ‘IV Novembre’, Piacenza.

Lexo dhe...  Çfarë po ndodh? Përfituan nga amnistia, por akoma nuk janë lënë të lirë nga qelia, familjarët e të burgosurve mblidhen para burgut të Fushë-Krujës-Çkemi News

Ndërkohë këtë të hënë do të bëhet autopsia e trupit të 14-vjeçares shqiptare në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia. Autopsia synon të zbulojë nëse ka shenja dhune nga i dashuri 15-vjeçar po me origjinë shqiptare pasi ky i fundit ishte personi më të cilin thuhet se 14-vjeçarja kaloi momentet e fundit para se binte nga kati i 7.

Lexo dhe...  Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot”, postimi rrëqethës i vajzës së Enver Ballës, u vra nga djali dhe u hodh në pus: Akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit-Çkemi News

Nëna dhe motra e të miturës kanë preenduar në polici se marrëdhënia e 14-vjeçares dhe e adoleshentit ka qenë e përbërë nga kërcënime dhe poshtërime. Gjithashtu familjarët e viktimës, pretendojnë se i dashuri shqiptar e dhunonte aq shumë saqë e mitura ishte detyruar të vizitohej tek një gjinekolog për hemorragji.

Lexo dhe...  Vjehrra më hante fëmijët”, trondit Curri për familjen e Pëllumb Metës: Gjyshi i tyre në Mamurras ka vrarë 100 burra

Në përkujtim të saj, shokë, shoqe dhe stafi i shkollës ku studionte 14-vjeçarja, vendosën buqeta me lule dhe tollumbace të bardha në portën kryesore të institucionit arsimor, me mesazhe dashurie si “do të jesh gjithmonë në zemrat tona” dhe “udhë të mbarë vogëlushe”.

(Vizituar 130 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share