Publikohet imazhi i një reje të çuditshme mbi Zelandën e Re, NASA del me shpjegim-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një satelit vëzhgues i NASA-s ka kapur foto të një reje në formë të çuditshme që rri pezull mbi rajonin Strath-Taieri në juglindje të Zelandës së Re.

Lexo dhe...  A mund të jetë sperma e miut që rrotullohet rreth Tokës, e ardhmja e njerëzimit?-Çkemi News

Imazhi satelitor i shpërndarë nga agjencia hapësinore tregon një re të pazakontë, të zgjatur, të vendosur përgjatë një vargmali shkëmbor.

Bëhet e ditur se formimi i reve me pamje të çuditshme ndodh shpesh në të njëjtin vend, duke i bërë vendasit ta quajnë atë “Taieri Pet”, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Lexo dhe...  Studim: Helmi i merimangës që shkakton ereksione torturuese mund të jetë Viagra e radhës

Megjithëse tingëllon si fantashkencë, ka një shpjegim krejtësisht të arsyeshëm: reja e çuditshme është një re e cila krijohet kur erërat ndeshen me një pengesë të pjerrët siç është një varg malesh.

Retë e tjera mund të marrin forma edhe më të pazakonta, duke u shfaqur si një grumbull formash disqesh ose tasash.

“Ajo që është unike në lidhje me këto re është se ato janë shumë dinamike”, shpjegoi vëzhguesi i motit Karl Philippoff.

Lexo dhe...  Fotot) Skandal në Beograd/ Pacientes me covid, i publikojnë fotot nudo! Rrëfehet e reja: Ata më thanë të hiqja rrobat, çfarë duhej të bëja!

Çuditërisht, fluturimi pranë resë mund të jetë i rrezikshëm dhe të rezultojë në turbulenca të rënda, sipas NASA-s. /Telegrafi/

(Vizituar 53 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share