Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin e njerëzve – ekspertët ngrenë alarmin: Të mbahet gjithmonë ora dimërore-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënjuar kështu fillimin e orës dimërore për të gjithë globin tonë.

E mesa duket, ky proces është bërë një shqetësim për shkencëtarët, të cilët paralajmërojnë për pasojat që ka në shëndetin e njerëzve.

Lexo dhe...  Scientists have discovered the composition of the Moon's core

British Sleep Society”, i ka kërkuar qeverisë britanike që të mbahet gjithnjë ora dimërore dhe t’i jepet fund ndërrimit të orës dy herë në vit, një zakon që konsiderohet i dëmshëm për gjumin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Lexo dhe...  Vdekja e Stalin: A ishte komplot apo shkaqe natyrale? Historia që trondit!”-Çkemi News

Ekspertët mbështeten në kërkime shkencore që nxjerrin në pah problemet e shkaktuara nga ora e verës. Sipas Eva Winnebeck, bashkëautore e një studimi të botuar në Journal of Sleep Research dhe studiuese në Universitetin e Surrey, ndryshimi i orës ndryshon oraret tona ditore, duke detyruar shumë njerëz të zgjohen dhe të përballen me ditën në kushte me dritë të ulët.

“Drita natyrale e ditës në mëngjes është thelbësore për ruajtjen e përshtatjes së orës së trupit tonë me ciklin ditë-natë, gjë që është kritike për gjumin optimal,” thotë ajo.

Lexo dhe...  Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2024, disa prej tyre janë realizuar-Çkemi News

Propozimi i Shoqërisë Britanike të Gjumit për të miratuar përgjithmonë orën standarde pasqyron shqetësimin në rritje për efektet negative të ndryshimit të kohës në shëndet. Ndryshimi i akrepave të orës mund të prishë ritmet cirkadiane, duke çuar në rritje të stresit, ankthit dhe problemeve shëndetësore afatgjata.

Lexo dhe...  I shoqi humbi jetën, rrëqeth me rrëfimin e reja: Vjehrra më mbajti gjallë, më ngriti më tha ke një fëmijë për të rritur -Çkemi News

“Sa herë që lëvizim orën, ne ndërhyjmë në ciklin tonë natyror,” shtoi Winnebeck.

 

Në shekullin e 20’ konkretisht në vitet 70’ ndryshimi i orës u ndërmor për herë të parë në të gjithë botën.

(Vizituar 46 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share