Ndërron jetë “Tarzan”, kush është aktori që theu kockat dhe u sulmua nga kafshët gjatë xhirimit të filmit –Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Aktori amerikan Ron Ely, i njohur për rolin e Tarzanit në shfaqjen televizive të viteve 1960, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

“Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë dhe unë kam humbur babanë tim”, tha vajza e aktorit, Kirsten Casale Ely, në një postim në Instagram.

Lexo dhe...  Leonardo da Vinci, misteret e jetës së një gjeniu

Tarzan u transmetua në rrjetin televiziv NBC nga viti 1966 deri në vitin 1968, kohë gjatë së cilës aktori theu kockat dhe u raportua se ishte sulmuar nga kafshët gjatë xhirimit të filmit. Pasi u tërhoq nga aktrimi në vitin 2001, Ely u bë autor dhe botoi dy romane misterioze. Ely bëri një kthim të shkurtër në aktrim për një film televiziv, Expecting Amish, në vitin 2014. Në vitet 1980, ai u shfaq në programe të tjera televizive të suksesshme duke përfshirë komedinë The Love Boat, si dhe Wonder Woman me yllin Lynda Carter.

I lindur në Teksas në vitin 1938, Ely u martua me të dashurën e shkollës së mesme në vitin 1959, përpara se të divorcohej dy vjet më vonë. Ai ishte gjithashtu i njohur për organizimin e konkursit Miss America në fillim të viteve 1980, ku u takua me gruan e tij Valerie. Çifti kishin 3 fëmijë së bashku. Ely vdiq në shtëpinë e tij në Los Alamos në Santa Barbara, Kaliforni më 29 shtator.

Lexo dhe...  Fëmijët vranë babanë dhe më pas zhdukën trupin/ Djemtë e Pëllumb Metës janë takuar me njëri-tjetrin, gazetarja: Nëna është…

Duke njoftuar vdekjen në një postim në Instagram të mërkurën, vajza e aktorit tha: “Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, shkrimtar, trajner, mentor, njeri i familjes dhe udhëheqës”

(Vizituar 229 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share