Lajmi Fundit; Skandal Zhduken nga arkat e Kishës Katolike 3 milionë euro, dy priftërinjtë i morën dhe i investuan në lokalet e natës-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Kisha Katolike Greke është përfshirë në një skandal, ku dy priftërinj kanë marrë 3 milionë euro nga arkat e saj.

Një hetim prokurorial për përvetësim dhe pastrim parash kundër dy figurave të larta në hierarkinë e Kishës Katolike të Greqisë dhe pesë pronarëve të klubeve të natës në zonën e gjerë të Peloponezit u hap pas një konstatimi të Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave.

Lexo dhe...  Porti i Durrësit / Skandali që fshihet pas lnjektes”-Çkemi News

Çështja u zbulua pas një kontrolli të rastësishëm ku u konstatua se shuma të mëdha parash, që arrinin afërsisht 3 milionë euro , u zhdukën nga arkat e Kishës Katolike dhe përfunduan si… investime në lokalet e natës, sipas medias greke.

Lexo dhe...  4300 gra e vajza kërkuan ndihmë/ Denoncimet për dhunë fizike dhe verbale, vrasjet e ngacmime në rrjetet sociale

Kreu i Autoritetit, Charalambos Vourliotis, tashmë ka proceduar me ngrirjen e llogarive bankare dhe pasurive të pesë pronarëve të klubeve të natës, pasi më parë ka përcjellë gjetjet e tij në organin kompetent të akuzës.

Lexo dhe...  Horoskopi i të dielës/ Marrëdhëniet e ngatërruara, shenjat që do kërkojnë zgjidhje

Mësohet se historia nis tetë vite më parë , kur u zbuluan shuma të mëdha parash që dilnin nga llogari të caktuara të saj që operonin nga dy priftërinjtë dhe përfundonin në llogaritë e pronarëve të disa klubeve të natës dhe shfaqeshin si investime në ato biznese.

Mobilizimi i Autoritetit u ngrit pas “këmbanës” që ra në banka për lëvizjet e shumave të mëdha. Pas një hetimi disa mujor, në fshehtësi të rreptë, nga ku kishte indicie për kryerjen e veprave kriminale, si përvetësim dhe pastrim parash.

Lexo dhe...  Horoskopi i datës 5 janar 2021

Autoriteti dyshohet se konstatoi se shuma prej 3 milionë eurosh ishte përvetësuar nga fondet e Kishës Katolike. Auditorët, duke hartuar rrugën e parave, kanë përfunduar tek dy priftërinjtë dhe disa biznesmenë të lokaleve të natës  ku kanë përfunduar paratë. Në fakt, rruga e fundit e dyshimtë u zbulua pak ditë më parë dhe përfshinte një shumë prej 50 mijë eurosh.

Lexo dhe...  Ekskluzive/ “Më tregoi për vajzën që përdhunoi dhe e vrau”, Alda Nikolli tregon çfarë i rrëfente Nuredin Dumani: E kishte dhomën në qeli si hotel, me kondicioner dhe…-Çkemi News

Me urdhër të zotit Vourliotis, llogaritë bankare dhe pasuritë e pesë biznesmenëve të dyshuar si përfitues të shumave të mëdha janë bllokuar. Tashmë, konkluzioni i Autoritetit është në dorën e prokurorit që do të hetojë mundësinë e kryerjes së krimeve të përvetësimit për dy priftërinjtë dhe pastrimit të parave për pesë biznesmenët privatë.

Të përfshirët pritet të thirren në të ardhmen për shpjegime në mënyrë që prokurori të vendosë nëse do t’i ndjekë penalisht.

(Vizituar 264 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share