Ju del gjumi natën? Vuani nga pagjumësia? / Ja çfarë duhet të pini sipas Ylli Merja dhe nuk…-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Në vijim të bisedës mbi stresin dhe ankthin në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal dhe në problemin e pagjumësisë.

Ylli Merja, Pagjumesia

Ju del gjumi natën, keni vështirësi dhe pagjumësi, apo nuk bëni një gjumë të qetë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë, shprehet Merja, natyra na ka falur bimë të mrekullueshme.

Lexo dhe...  Shumë më i hershëm se dinosaurët, zbulohet kandili i detit 505 milionë vjeçar

“Le të themi një çaj të një bime që vërtetë sikur të rrëmben në botën e saj dhe të thotë futu nëpër labirintet e mia se do të flesh i qetë, është çaji i livandos.

Ky çaj bën një çlodhje, një rifreksim të trurit që në ditën e nesërme të jetë aktiv dhe jo i mbingarkuar nga lodhja.

Lexo dhe...  Përmbytjet vdekjeprurëse në Dubai, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frikshëm për shkakun-Çkemi News

Gjithashtu bari i bletës është një tjetër qetësues nervor, bën që sistemi nervor të amortizojë goditjet që merr nga stresi i ditës dhe ndihmon drejtpërsëdrejti duke përmirësuar funksionin e mëlçisë,

ndihmon në largimin e toksinave dhe gazrave nga zorrët, normalizon tretjen dhe jashtëqitjen dhe ushqen shumë mirë sistemin tonë nervor qëndror” thekson Merja.

Lexo dhe...  Më thuaj sa vjeç je të të them sa orë gjumë të flesh

Një tjetër qetësues dhe ilaç natyral për gjumin i përdorur për shekuj me rradhë është kamomili. Gjithashtu bliri i kuq i shoqëruar me valerjanën kur duam të bëjmë një gjumë të qetë. Valerjana përmirëson cilësinë e gjumit në mënyrë të pabesueshme, bëjmë një gjumë të thellë dhe shumë të qetë. /Shqiptarja.com

(Vizituar 5 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share