Shumë më i hershëm se dinosaurët, zbulohet kandili i detit 505 milionë vjeçar

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Kandili i detit më i vjetër i gjetur ndonjëherë deri më tani quhet Burgessomedusa phasmiformis. Ai notonte shumë përpara se të shfaqeshin dinosaurët. Ai u zbulua në një fosil që daton 505 milionë vjet më parë dhe u gjet në malet shkëmbore të Kanadasë.

Identifikimi i specieve të reja është publikuar nga studiuesit në Muzeun Mbretëror të Ontarios në revistën ”Proceedings of the Royal Society Biological Sciences”.

Lexo dhe...  Mos hani çokollada Dubai, paralajmëron Gjermania pas analizave të bëra-Çkemi News

Zbulimi tregon pa mëdyshje se kandili i detit, me një trup tipik në formë pjate ose zileje, kishte evoluar tashmë më shumë se 500 milionë vjet më parë.

Burgessomedusa, në veçanti, ishte në gjendje të notonte lirshëm dhe ishte e pajisur me tentakula me të cilat mund të kapte pre me përmasa të konsiderueshme, ashtu si kandili ”modern” i detit.

Lexo dhe...  Gjenden 5 skelete mamuthësh 200 mijë vjeçarë

”Të gjesh kafshë të tilla tepër delikate të ruajtura në shtresat shkëmbore në majë të këtyre maleve është një zbulim i mrekullueshëm”, tha Jean-Bernard Caron, paleontolog dhe bashkautor i studimit.

(Vizituar 138 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share