Video/ Parashutisti zbulon një qen në majë të piramidës së Gizës në Egjipt dhe askush nuk e di si është ngjitur (fotot)-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një parashutist ka shpërndarë në rrjet pamjet e habitshme që tregojnë një qen që ‘eksploron’ majën e piramidës së famshme të Gizës në Egjipt.

Por askush nuk mund të tregojë si kafsha  ka arritur të ngjitet në strukturën misterioze 150 metra të lartë.

Piramida ka mbajtur titullin e strukturës më të madhe të ndërtuar nga njeriu prej gati 4,000 vjetësh.

Por teksa parashutisti vizitor Alex Lang, po eksploronte piramidën nga qielli, ai pa qenin në majën e saj që nuhaste rreth blloqeve gjigante të gurit.

Qeni i guximshëm nuk dukej i shqetësuar as nga lartësia dhe as nga terreni i ashpër, madje i lehte dhe zogjve që fluturonin mbi të.

Lexo dhe...  Portali i botës së nëndheshme’ hapet papritur në kufirin Rusi-Ukranë, zyrtarët nxitojë ta mbyllin (video-foto)

Në pamjet që janë shikuar miliona herë në rrjet, Lang shihet që fluturon në parashutën me motor duke shijuar panoramën e mrekullueshme poshte.

Lang thotë se e dinte se do të shihte gjëra tërheqëse në fluturimin e tij të 14 tetorit por jo që të gjente kafshë në majë të piramidës.

Lexo dhe...  5 sekonda pa oksigjen në botë!

Në komente përdoruesit vlerësonin qenin duke shkruar: “Asnjë nga shokët e tij nuk do ta besojnë kur t’i thotë se ku ka qenë”.

Të tjerë cilësonin racën e qenve të rrugës në Egjipt që shpesh shihen dhe në vizatimet e lashta.

“Nuk është një qen, është zoti egjiptian Anubis,” shtoi me shaka një përdorues.

“Ai konsiderohet guida e të vdekurve në botën e përtejme dhe mbrojtës i tumave të lashta”, shkruante përdoruesi, sipas rrjeti The Sun.

Në të tjera foto përdoruesit flisnin për qentë e rrugës në Egjipt, shumë prej të cilëve jetojnë rreth piramidave të lashta dhe shoqërojnë turistët në vizitat e tyre.

 

Një parashutist ka shpërndarë në rrjet pamjet e habitshme që tregojnë një qen që ‘eksploron’ majën e piramidës së famshme

(Vizituar 76 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share