Hetimet tronditin Këlcyrën: Njerku, një polic dhe partneri i dyshuar për abuzim ndaj 16-vjeçares”-Çkemi News TV

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një rast i rëndë abuzimi është zbuluar në Këlcyrë, ku një 16-vjeçare dyshohet se është keqtrajtuar për tre vite nga persona të afërt dhe të besuar. Hetimet e Prokurorisë së Gjirokastrës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kanë çuar në arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Lexo dhe...  Tjetër ngacmim seksual në vend gjatë 24 orëve të fundit, bie në pranga 34-vjeçari

Mes të arrestuarve është edhe njerku i vajzës, efektiv policie në Komisariatin e Përmetit, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën që prej moshës 13-vjeçare. Në hetim është përfshirë gjithashtu edhe një tjetër polic, i shpallur në kërkim, i dyshuar për veprime seksuale ndaj saj.

Lexo dhe...  Interceptohen tetë sinjale të reja nga hapësira: A janë jashtëtokësorë? -

Dy persona të tjerë, Kristian Prifti dhe Isi Pasho, janë arrestuar për shantazh, pasi dyshohet se kanë kërcënuar publikimin e një videoje intime ku shfaqej vajza me një efektiv policie.

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra punonjësit e përfshirë, ndërsa organet e drejtësisë kanë sekuestruar materiale që pritet të përdoren si prova. Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të çdo të përfshiri.

 

(Vizituar 7 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share