Tronditëse/ Vrasja e 8-vjeçares, zbulohen detaje të frikshme, nëna dhe vëllai i të miturës bashkëpunëtorë në vrasje-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një gjykatë turke ka akuzuar nënën dhe vëllanë e Narin Guran, vajzës 8-vjeçare e cila u gjet e vdekur disa ditë pasi u zhduk. Mësohet se nëna dhe vëllai i viktimës akuzohen për bashkëpunim në vrasjen e të miturës dhe u është caktuar masa e paraburgimit.

Trupi i Narines u gjet pas tre javësh i fshehur nën shkëmbinj në provincën Diyarbakır. Ky rast ka shkaktuar tronditje në Turqi dhe janë zhvilluar shumë demonstrata.

Lexo dhe...  E rëndë në Tiranë/ Amerikani vret gruan, mbyt dy qentë dhe i jep fund jetës-Çkemi News

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se do të kërkojë dënimin më të ashpër për ata që janë përgjegjës për vrasjen e Narin Guran. Prokurorët në Dijarbakir akuzuan nënën dhe një vëlla të vajzës për bashkëpunim në vrasjen e tij.

Gjashtë persona, përfshirë daja dhe kushërinjtë e Narines, janë akuzuar tashmë për shkatërrimin e provave të krimit , ndërsa një tjetër xhaxha i vajzës akuzohet gjithashtu për vrasje.

Lexo dhe...  TMERR në Britani! Shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës fillore, autori dyshohet ish-bashkëshorti-Çkemi News

Partitë politike dhe organizatat e grave kanë mbajtur protesta në qytete të ndryshme të Turqisë duke kërkuar drejtësi për Narin. Vrasja e vajzës ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, kryesisht për shkak se një numër i madh i të afërmve të saj janë implikuar në krim.

Lexo dhe...  Iliri ka qenë shkaktari i vdekjes sime”/ Shqiptarja zbuloi çdo gjë në rrjete sociale përpara se t’i jepte fund jetës: Nuk mundem më se…

Narin u zhduk më 21 gusht nga fshati i saj, që ndodhet rreth 10 kilometra në jug të Diyarbakırit. Trupi i saj u gjet më 8 shtator në një thes pranë një përroi, të mbuluar me gurë. Nuk është e qartë se si ajo u vra, por mediat raportuan se një autopsi gjeti mavijosje në qafën e saj.

(Vizituar 904 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share