Udhëtim në kohë? Fotoja e vitit 1941 bën lëmsh rrjetin, djali po mban në dorë një …-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një fotografi e bërë në vitin 1941 ka ngjallur diskutime në rrjet, me disa përdorues që sugjerojnë se mund të jetë dëshmi e udhëtimit në kohë.

Fotoja e realizuar nga Edwin Rosskam në South Side të Chicagos, tregon një grup të rinjsh që rreshtohen për të hyrë në një kinema.

Megjithatë, është një detaj në sfond që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjetit.

Në krahun e djathtë të fotos, një adoleshent duket se mban një objekt që ka ngjashmëri me një tablet apo iPad.

Lexo dhe...  HËNA E PËRGJAKUR PO KTHEHET: ÇFARË NA PARALEJMËRON KY FENOMEN QË EDHE BIBLA E PËRMEND?-Çkemi News

Ky detaj ka bërë që disa të hamendësojnë se i riu mund të ketë qenë një udhëtar në kohë, duke sjellë pa dashje një pajisje nga e ardhmja në të kaluarën.

Fotoja u shpërnda në komunitetin e “Timetravelerscaught” të Reddit.

Lexo dhe...  3 mënyra si të dërgosh video të mëdha në Android

Edhe pse shumë prej përdoruesve besuan se objekti që mbante në dorë djaloshi është një iPad, të tjerë besojnë se ai thjesht po mban një fletore.

(Vizituar 455 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share