HËNA E PËRGJAKUR PO KTHEHET: ÇFARË NA PARALEJMËRON KY FENOMEN QË EDHE BIBLA E PËRMEND?-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Qielli do të ndriçohet nga një Hënë e Përgjakur, një fenomen magjepsës dhe njëkohësisht i frikshëm që prej shekujsh ka ngjallur debate mes shkencës dhe besimit.

Zbulesa 6:12, Bibla thotë:

“Kur ai hapi vulën e gjashtë, pashë një tërmet të madh, dhe dielli u errësua si thes prej leshi, dhe hëna u bë e kuqe si gjak.”

Lexo dhe...  Çiftet misterioze të planetëve, zbulimi i ri që po trondit dijet e deritanishme-Çkemi News

Për shumë besimtarë, kjo përshkrim lidhet me fundin e kohërave, ndërsa për astronomët, bëhet fjalë për një eklips total të Hënës, kur hija e Tokës e mbulon plotësisht dhe reflektimi i dritës diellore e bën atë të duket e kuqe e ndezur.

Lexo dhe...  Kur filluan të vishen njerëzit? Zbulimi në Gjermani ofron të dhëna të ralla

Në historinë e njerëzimit, Hëna e Përgjakur është parë si shenjë paralajmëruese:

  • Në lashtësi besohej se sillte ndryshime të mëdha ose fatkeqësi.
  • Në kulturat moderne, ajo shihet si moment reflektimi dhe energjie kozmike.
  • Ndërsa në Bibël, ajo lidhet me trazira dhe ndëshkim hyjnor.

Shkencërisht, ky fenomen ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna rreshtohen në një vijë të drejtë, dhe ndodh vetëm disa herë në vit. Por ndjenja që ngjall tek njerëzit — mes frikës dhe adhurimit — mbetet po aq e fortë sa në kohët biblike.

A është kjo Hënë thjesht një mrekulli astronomike… apo një kujtesë se në qiell fshihet diçka më e thellë?


Nga redaksia e Çkemi News
Ne jemi lajmi që nuk fle kurrë – sepse e vërteta s’ka orar!


 

(Vizituar 59 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share