Nazmie Buci, 82-vjeçe nga Shkodra u dhunua barbarisht me shkop nga nusja e djalit 43-vjeçarja, Elmira Buci. Sipas dëshmisë, nusja e ka goditur me bastunin me të cilin lëvizte e moshuara.

Lexo dhe...  Pamjet/ Tronditet Kosova, ja zyrat e institucionit shtetëror ku u ekzekutua nga ish-bashkëshorti 21-vjeçarja në Ferizaj

“Kam qenë në shtëpi dhe u kap nusja me mua, kapi shkopin tim (bastun) se unë lëviz me shkop, më ra, më goditi. Më mbuloi gjaku. Kam shkuar në tualet dhe më ka hedhur tri gota ujë, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka thënë një këmishë nate ta vishja. Unë nuk i thashë asgjë, çfarë t’i thoja! M’i ka shkulur flokët edhe koridorin e kam fshirë me shpinë, më ka tërhequr nga këmbët”, rrefen ajo teksa merr mjekim në spitalin e Shkodrës.

Lexo dhe...  Mjerë ato prindër! 13 vjecarja shqiptare u iku fshehurazi me shokun, del momenti i vdekjes me makine (Video) -Çkemi News

Ngjarja ka ndodhur më 10 shtator, por djali Ylli Buci, nuk e ka dërguar në spital dhe as ka lajmëruar policinë për dhunën në familje.

Lexo dhe...  Hodhën foshnjën e porsalindur në plehra, babai: Nuk e vramë, lindi para kohe dhe pa shenja jete-Çkemi News

“Djali ishte në punë, kur erdhi në shtëpi i tregova dhe më tha pse u kape me atë, ti e di si është ajo…Unë nuk u kapa, po rrija. Djali kur ka ardhur më ka pastruar fytyrën se isha e mbuluar në gjak”, tha e moshuara.

Të nesermen (11 shtator) e moshuara ka dalë në oborrin e banesës, ku e kanë parë fqinjët me plagë në fytyrë dhe kanë telefonuar policinë dhe ambulancën.

Lexo dhe...  Shqiptarët dhe kokaina/ Pistoleta, municione dhe 60 mijë paund u sekuestruan në Londrën e Veriut (Emrat

“Doja të lajmëroja policinë, por ma kapi telefonin nga dora dhe ma theu. Pastaj i thashe komshies”, rrëfeu ajo.
“Nuseve iu them të jenë me të sjellshme dhe t’i duan vjehrrat se janë si nënat e tyre”, apelon 82-vjecarja.

Lexo dhe...  Bashkëshorti i nënës që hodhi foshnjën në lumë: Nuk e dija që ishte shtatzënë! Fëmija dyshohet nga lidhje jashtëmartesore

Mjekët thanë se Nazmie Buci është në gjendje të përmirësuar shendetësore, ndërsa Policia e Shkodrës arrestoi 43-vjeçaren Elmira Buci për dhunë në familje.
R.D/ReportTv.al