Përmbushi profecinë, zhduket bualli i rrallë i bardhë, që lindi pas 2000 vjetësh. Reagon parku: I ngordhur apo i gjallë, mesazhi është transmetuar nga qiejt -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Zyrtarët e Yellowstone bënë me dije se bualli i rrallë i bardhë nuk është parë më që kur lindi më 4 qershor. Kafsha e cila përmbushi një profeci vendase amerikane që parashikon kohë më të mira, ishte e para në historinë e parkut dhe ishte një ngjarje historike për rimëkëmbjen e specieve të tij.

Lexo dhe...  Çfar po ndodh(Video) “Bild” hedh dyshime për daljen publike të Putin: Nuk lëviz duart dhe gishtat për 7 minuta e 45 sekonda-Çkemi News

Por tani, nuk dihet nëse bualli i quajtur Wakan Gli (Kthimi i shenjtë në Lakota) është ende gjallë. Deklarata e parkut vuri në dukje se si çdo pranverë, rreth një në pesë buallë vdesin menjëherë pas lindjes për shkak të rreziqeve natyrore.

Lexo dhe...  Nga viti 2035 orët nuk do të ndalojnë më për të pritur Tokën

Lindja e një bualli të bardhë është një dukuri jashtëzakonisht e rrallë me një herë në çdo 1 milion lindje. Zyrtarët e parkut konfirmuan lindjen e buallit të bardhë pasi morën fotografi dhe raporte nga vizitorë të shumtë të parkut, vëzhgues profesionistë të jetës së egër, udhërrëfyes komercial dhe studiues.

Lexo dhe...  NASA: Rriten shanset që asteroidi gjigant të godasë tokën

“Dhe një ditë, kur kohët të jenë përsëri të vështira, do kthehem dhe do të qëndroj mbi tokë si një buall i bardhë, me hundë të zezë, sy të zinj dhe thundra të zeza”, thotë legjenda.

Udhëheqësit vendas amerikanë në fillim të kësaj jave mbajtën një ceremoni për të nderuar lindjen e shenjtë të kafshës. Anëtarët e Lakota paralajmërojnë se profecia e lidhur me lindjen e buallit të bardhë është gjithashtu një sinjal se duhet bërë më shumë për të mbrojtur tokën dhe kafshët e saj.

Lexo dhe...  Trondit konsperacionisti/ Ardhja e Dexhallit do ndodhë, këto luftra do ndodhin në Bote. Ja faktet

“Pavarësisht nëse është i vdekur apo i gjallë, mesazhi është transmetuar nga qiejt dhe kohët janë të ndryshme tani. Ne duhet të bëjmë ndryshime për të ardhmen”, tha njëri prej anëtarëve.

(Vizituar 19 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share