Çfar po ndodh(Video) “Bild” hedh dyshime për daljen publike të Putin: Nuk lëviz duart dhe gishtat për 7 minuta e 45 sekonda-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Bild ka vënë në dukje një sjellje të pazakontë të presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një fjalimi të mbajtur për sulmin në Oreshnik, pranë lumit Dnipro.

Lexo dhe...  Zelensky i drejtohet OKB-së: Rusët nuk lanë gjë pa bërë, vranë dhe përdhunuan gratë në sy të fëmijëve

Analiza e medias ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e paraqitjes së diktatorit rus, duke nënvizuar detaje të cilat bien në sy për shkak të ndryshimit nga sjelljet e tij të zakonshme publike.

Lexo dhe...  Për herë të parë në histori, WhatsApp lejon njerëzit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin

Sipas raportit, fjalimi i 72-vjeçarit zgjati 7 minuta e 45 sekonda. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte fakti që duart dhe gishtat e tij mbetën krejtësisht të palëvizur gjatë gjithë kohës.

Mediumi e ka përshkruar këtë pamje sikur duart ishin të “ngjitura” për tavoline ose të “ngrira” në vend, duke sugjeruar se kjo mund të jetë rezultat i editimit ose ndonjë sjelljeje të qëllimshme për të transmetuar stabilitet. Sipas Bild, ky ndryshim mund të jetë shenjë e një ndryshimi më të thellë në gjendjen e tij fizike ose mendore.

Bild highlights Putin’s odd behavior during his speech on Oreshnik strike on the Dnipro

Lexo dhe...  Ushtria izraelite hyn në Gaza, nis operacionin tokësor për të luftuar militantët e Hamasit

Putin’s speech lasted 7 minutes and 45 seconds. His hands and fingers remained still as if glued to the table or frozen during editing.

This contrasts sharply with his usually animated… pic.twitter.com/WMSFkaFyg8

— NEXTA (@nexta_tv) November 23, 2024

(Vizituar 318 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share