E njohu në rrjete sociale dhe e bindi ta takonte/ 22-vjeçari abuzon me adoleshenten ndërsa ishte në arrest shtëpie (EMRI)-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi abuzoi seksualisht me një adoleshente, ndërsa ishte në arrest shtëpie.

Lexo dhe...  Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ata janë njohur në rrjete sociale dhe autori e ka bindur 15-vjeçaren që t’i shkonte në shtëpi.

Kevin Cungu është i riu që ra në pranga, ndërsa është me precedent penal për plagosjen e Rexhep Xhekjas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, sipas njoftimit të policisë.

Lexo dhe...  Përgjaken Krishtlindjet në Gjermani! Sherri banal për një këngë festash mes dy familjeve, përfundon në përplasje me thikë

Si ndodhi plagosja në vitin 2020?

Kevin Cungu është autor i plagosjes së Rexhep Xhekjas në lagjen “5 Maji” në Tiranë në vitin 2020.

Teksa kishte dalë bashkë me mikun e tij, Rexhep Xhekja, të rinjtë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Lexo dhe...  U martua pa dëshirën e saj, nusja i vret të gjithë. Helm në qumësht burrit dhe 15 kushërinjve të tij,

Për motive të dobëta dy të rinjtë janë konfliktuar dhe Cungu ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë mikun e tij.

Në lidhje me ngjarjen ai u arrestua në vitin 2021 dhe u la në arrest shtëpie.

(Vizituar 386 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share