U martua pa dëshirën e saj, nusja i vret të gjithë. Helm në qumësht burrit dhe 15 kushërinjve të tij,

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një grua është arrestuar në Pakistan me dyshimin për vrasjen e bashkëshortit të saj dhe së paku 14 të afërmve të tij duke iu hedhur helm në qumësht. Policia thotë se Asija Bibi kishte hedhur substancën fillimisht në qumësht por burri i saj nuk e kishte pirë atë.

 

Lexo dhe...  Greqia, legalizim martesave gay! Qeveria e vendosur edhe pse kisha greke është kundër

 

 

Në vend të kësaj, ajo e hodhi në kos dhe ia shërbeu familjarëve të burrit, përcjell albeu.com Policia tha se gruaja ishte detyruar nga familja të martohej. Dasma të tilla nuk janë të rralla në zonat më të varfra dhe më rurale të Pakistanit.

 

 

 

Mediat lokale thanë se nusja ishte përpjekur për të ikur nga shtëpia e burrit për t’u kthyer tek prindërit e saj. Një njeri i dyshuar si i dashuri i saj dhe tezja e tij, janë arrestuar gjithashtu. Policia e Muzaffargarh tha se 15 njerëz kishin vdekur.

(Vizituar 311 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share