Dalin detaje të reja nga krimi në familje në Itali, 12-vjecari u gjet i masakruar, i pari që është vrarë ka qenë …-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ditën e dielë, ku një 17-vjeçar ka vrarë me thikë babain, nënën dhe vëllain e tij të vogël.

Lexo dhe...  Djali që u kthye në përbindësh – masakroi gjithë familjen për një zë në kokë!"-Çkemi News

Mediat italiane raportuan se fillimisht 17-vjeçari i tha policisë se ai e vrau babain në shënjë hakmarrjeje, pasi kur u zgjua nga gjumi e pa atë me thikë në dorë mbi trupat e pajetë të nënës dhe vëllait të tij 12-vjeçar.

Por pas ekzaminimeve të para u pa se në trupin e 17-vjeçarit nuk kishte asnjë shenjë dhune, prandaj adoleshenti pranoi se ishte ai që i kishte vrarë të gjithë.

Lexo dhe...  11 pacientë të vdekur nga murtaja/ Epidemia e rëndë infekton të paktën 15 vetë në Kongo (fotot)

Ngjarja e rëndë ndodhi në në Paderno Dugnano, provincë e Milanos, ku viktima mbetën Fabio Chiaroni, 51 vjeç, nëna e tij Daniela Albano, 49 vjeç dhe vëllai i tij Lorenzo, vetëm 12 vjeç u gjetën të pajetë në dhomën e fëmijëve me shenja të shumta nga të qëlluarat me thikë.

Lexo dhe...  Vrasja e 11-vjeçares në Greqi/ Nuk përmbahen qytetarët, djegin shtëpinë e autorit të krimit makabër-Çkemi News

Ata ishin të veshur me pizhama, çka mund të tregojë se janë vrarë në gjumë. Hetuesit italianë po mundohen të zbardhin arsyet e këtij krimi makabër.

Lexo dhe...  Tronditëse/ Gjendet trupi 11-vjeçares që u hodh në lumë, autori ishte miku i ngushtë i babait të saj

Nga hetimet e deritanishme rezulton se i pari që është vrarë ka qenë djali 12-vjeçar dhe mbi të ka shumë shenja dhune. Ngjarja ndodhi pas festës se 51 vjetorit të ditëlindjes së Fabios.

(Vizituar 225 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share