Iu vra xhaxhai me 10 plumba nga e ëma, trondit djali: Mami ishte xheloze, nxiste gjithmonë sherr dhe bënte zhurmë -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Iu vra xhaxhai me 10 plumba nga e ëma, trondit djali: Mami ishte xheloze, nxiste gjithmonë sherr dhe bënte zhurmë
Djali i Nazmije Mulakut, e cila dyshohet se vrau kunatin e saj Xhevdet Millaku me 10 plumba ditë më parë në lagjen ”Kodra e Trimave”, ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë lidhur me raportet mes familjeve, të cilat rezultuan me pasoja fatale.

Lexo dhe...  Del video e vrasjes së dyfishtë në Tiranë: Autori vret vëllain e kunatën dhe

Ai në rrëfimin e tij për mediat, ka zbuluar se xhaxhai i tij tashmë i ndjerë, asnjëherë nuk e ka kërcënuar nënën e tij, siç kishte deklaruar ajo në Prokurori.

”Unë qysh nga fëmijëria, jo vetëm unë por edhe vëllai im, raportin me axhin e kemi pasë të shkëlqyer.

Prej fëmijërisë, mixha është kujdes gjithmonë ndaj neve. Fillimisht e kemi ndje si obligim familjar, e si moral, me qenë afër tij, se ai nuk ka pasë fëmijë.

Lexo dhe...  Arrestohet Jamarbër Malltezi! Policia i vë prangat sapo mbërrin në aeroportin e Rinasit

Ma herët kemi jetu bashkë. Pastaj mixha ka dalë në hyrjen tjetër. Gjithmonë kafen e mëngjesit e kemi pi bashkë me të.

Ai e ka pa që zhurmat që janë kriju nga nana jonë, nuk ndalen. Ai gjithmonë ka dashtë me i ikë konfliktit”.

Lexo dhe...  Prindër kujdes! Adoleshentët po dëmtojnë veten me sfidën e rrezikshme të deodorantëve në TikTok

Ju s’e keni dëshmuar ndonjëherë ndonjë konflikt verbal të axhës me nënën tuaj?

”Axhi im asnjëherë nuk e ka kërcënu nanen tem, dhe mbi të gjitha asnjëherë nuk ka tentu me sulmu fizikisht nanen tem”.

(Vizituar 3 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share