COVID-19, Ethet e Nilit dhe Lija e Majmunit/ Mjekja e njohur paralajmëron qytetarët: Ja si të mbroheni-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Në një intervistë televizive, mjekja pediatre Adriana Ilias ka diskutuar mbi rritjen e rasteve të disa sëmundjeve infektive dhe virozave gjatë periudhës aktuale, duke ofruar këshilla të vlefshme për të mbrojtur shëndetin

Lexo dhe...  Bie tërmet i fuqishëm në Turqi, lëkundjet e forta shkaktojnë panik tek banorët

Ajo theksoi se ndryshimet klimatike, por edhe lëvizja e turistëve kanë kontribuar në shpërndarjen e disa sëmundjeve që për ndonjëherë ishin më të zakonshme në periudha të caktuara të vitit.

Lexo dhe...  Alarmi global për linë e majmunit, aeroportet, kufijtë dhe spitalet në gatishmëri! Shpërthimi i virusit shumë infektiv-Çkemi News

Mjekja u shpreh se COVID-19 vazhdon të jetë një shqetësim në disa zona, veçanërisht në jug të Shqipërisë ku ka një fluks të lartë turistik. Simptomat e COVID-19 përfshijnë të vjella, diarrea dhe temperaturë të lartë që zgjat më shumë se virozat e zakonshme. Megjithatë, COVID-19 nuk është më aq i rrezikshëm sa në fillim të pandemisë.

Lexo dhe...  Bilanci i Covid-19/ MSH: 905 raste të reja dhe 3 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Nëse fëmijët kanë simptoma të zgjatura ose temperaturë që nuk ulet për më shumë se pesë ditë, prindërit këshillohen të bëjnë testin tampon dhe PCR për COVID-19. Probiotikët janë të këshillueshëm për të ndihmuar në rikuperimin e sistemit të tretjes.

Sa u përket Etheve të Nilit, Ilias tha se është një virozë që përhapet nga mushkonjat dhe shenjat klinike përfshijnë temperaturë, lodhje dhe simptoma të ngjashme me virozat e zakonshme. Në përgjithësi, 80% e rasteve kalojnë lehtë, ndërsa 20% mund të kenë simptoma më të rënda, sidomos për fëmijët e vegjël ose individët me imunitet të dobët.

(Vizituar 386 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share