Të shtëna me armë, vritet 39-vjeçari dhe plagoset vajza e tij e mitur -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Të dielën në mëngjes pati të shtëna me armë në Villmergerstrasse, Wohlen AG. Si pasojë një person ka vdekur, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar në vendngjarje.

Policia kantonale e Aargaut konfirmoi incidentin.

“Menjëherë pas orës 10 të mëngjesit morëm një raport se disa të shtëna janë dëgjuar në një ndërtesë”, tha zëdhënësi i mediave Adrian Bieri. Patrulla e policisë kantonale të Aargaut, e cila shkoi në vendngjarje ka gjetur një person të vdekur në korridorin e katit të parë.

Lexo dhe...  Masakroi me thikë familjen/ Çfarë e shtyu 17-vjeçarin të vriste prindërit dhe vëllanë e vogël? Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë, pas festës…Çkemi News

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një vajzë.

“Në të njëjtën kohë është prekur edhe një vajzë, e cila ka marrë plagë me armë zjarri. Për fat të mirë, këto nuk janë kërcënuese për jetën”, tha policia.

Lexo dhe...  PERLA/ Zelensky nuk e njeh Edi Ramën, e quan si kryeministri i Malit të Zi

Sipas zëdhënësit, personi i vrarë ishte një polak, i identifikuar si Jan. K, 39 vjeç. E plagosura është vajza e viktimës. Nuk ka asnjë provë se persona të tjerë janë përfshirë si autorë të dyshuar. I arrestuari raportohet se është një 40-vjeçar.

Lexo dhe...  Video dramatike tregon policinë duke ndaluar dhunshëm të riun që vdiq në spitalin në SHBA (fotot)

“Nuk ka pasur kurrë asnjë debat në këtë shtëpi. Nuk mund ta shpjegoj se çfarë ndodhi”, thotë një nga banorët e ndërtesës.

(Vizituar 902 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share