Vrasja e gruas në Konispol, jo e para në familjen Islami. Babai i autorit vrau tre gratë e tij-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një ngjarje shokuese tronditi mëngjesin e sotëm vendin, ku 69-vjeçari Huso Islami goditi për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, por kjo s’është vrasja e parë në familje.

Lexo dhe...  Fëmijët vranë babanë dhe më pas zhdukën trupin/ Djemtë e Pëllumb Metës janë takuar me njëri-tjetrin, gazetarja: Nëna është…

Babai i autorit, i njohur në fshat si Xhevit Cene, mësohet se është autor i tre vrasjeve.

I ati i Huso Islamit mësohet se i ka marrë jetën tre grave të tij. Njërës nga bashkëshortet mësohet se i ka marrë jetën duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka mbytur duke e hedhur në pus, ndërsa të tretën e ka mbytur në lumë.

Lexo dhe...  SKANDAL/ Mbetjet spitalore të rrezikshme mbulohen me dhe në Mihaj të Koplikut-Çkemi News

Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.

Por fundi ka qenë tragjik edhe për vetë autorin e krimit. Pasi i biri zbuloi vrasjen e së ëmës u konfliktua me 69-vjeçarin dhe e hodhi nga shkallët, për pasojë Huso Islami humbi jetën. 69-vjeçari Huso Islami njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.

Lexo dhe...  Pentagoni: Një grua pretendon se është “shtatzënë” pas takimit me një UFO

Ngjarja ndodhi në fshatin Shalës të Konispolit, ndërsa familja Islami mësohet se e ka origjinën nga fshati Markat, i të njëjtës Bashki.

(Vizituar 332 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share