Vila 2100-vjeçare me 5 pishina, RTSH “dëshmon” zbulimin e rrallë në kompleksin madhështor-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Vila në zemër të Durrësit që u zbulua në nëntokën e vendit ku do të ndërtohej shkolla “Gjergj Kastrioti”  zbulon një thesar të rrallë. Askund në Ballkan deri më sot nuk është zbuluar një vilë me 5 pishina dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut. Prof. Dr Luan Përzhita, i cili po drejton gërmimet në vilën që daton rreth 100 vjet para lindjes së Krishtit, teksa po zbulonte madhështinë e kësaj vile në emisionin “Në folenë e shqiponjave”, u njoftua për një zbulim të rrallë të cilin e dokumentuam me kamerën tonë.

Lexo dhe...  Rastet e vdekjeve me dy doza vaksine, Skënder Brataj shpjegon efektin e vaksinës

Bëhet fjalë për një mozaik të rrallë që në 5 dekada karrierë, profesor Përzhita e ka hasur shumë rrallë. Mozaiku i ndërtuar me qeramikë në formë parketi me shumë se 21 shekuj më parë, është një zbulim i rrallë ashtu si edhe pjesa tjetër e arkitekturës së kësaj vile madhështore.

Lexo dhe...  Avokati i Berishës: Po të mos i jepte pronën Jamarbërit, do linte Argitën pa martuar

“Shumë nga arritjet dhe zbulimet kanë kaluar edhe pritshmëritë tona. Kemi ndërtimin e një vile shumë luksoze në fund të shekullit I dhe në fillim të shekullit I p.e.k. Është fjala e ndërtimit të një vile mbase dykatëshe e cila ka qenë në një nivel të lartë jo vetëm artistike kulturore por edhe arkitektonik”, u shpreh Dr. Luan Përzhita-Arkeolog.

Lexo dhe...  Zbulimi që trondit historinë: Straboni tregon se Athina ishte pellazge para se të bëhej greke!-Çkemi News

Sot pas dy muajve gërmime, dr. Përzhita mbyll edhe kontratën e bashkëpunimit me Bashkinë e Durrësit për gërmimet në këtë sit arkeologjik, ndërsa vila, një nga të rrallat në rajon, mund të përfundojë në harresë nëse puna për zbulimin e plotë dhe ekspozimin në publik nuk do të finalizohet.

(Vizituar 2 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share