EKSKLUZIVE/ E reja ekselente i lë 500 mijë lekë në tavolinë familjes dhe vetëhidhet nga kati i 5-të se nuk gjente dot punë -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Burime ekskluzive për JOQ ALBANIA, bëjnë me dije se vajza ka ndërmarrë aktin e rëndë për shkak të depresionit pasi nuk po gjente dot punë. Edhe pse ajo kishte mbaruar universitetin me nota ekselente dhe mbronte me diploma 3 gjuhë të huaja, e reja nuk kishte gjetur dot punë prej disa vitesh. Në pikëpyerje është fakti se pse policia nuk e raportoi këtë rast!

Burimi i afërt me familjen e viktimës bën me dije për JOQ se e reja të mos iu bërë barrë familjes e cila po përballej edhe me probleme të tjera e shumë vështirësi ekonomike, është vetëhedhur nga pallati.

Rrëqethës është detaji se para se e reja të ndërmerrte këtë akt, 42-vjeçarja ka tërhequr nga llogaria e saj bankare 500 mijë lekë të vjetra dhe i ka lënë në tavolinë për prindërit dhe vëllain.

Lexo dhe...  Vranë dhe groposën babain në kasollen pranë shtëpisë, nis sot procesi gjyqësor ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës, ja akuzat me të cilat përballen-Çkemi News

Ky i fundit, po sipas burimeve, më parë ka punuar në sektorin e kriminalistikës, por e pushuan. I njëti burim rrëfen se i vëllai i viktimës Gjergji Peja kishte refuzuar disa herë të bëhej palë me korrupsionin që bëhej në atë sektor dhe kishte i qëndruar ndershmërisë së tij.

Ky i fundit nuk pranoi të kryente favore në punë dhe për largimin e padrejtë nga pozicioni i tij është në gjyq prej 4 vitesh.

Lexo dhe...  “Moment dobësie”/ Mësuesi u kërkon nxënëseve numrin në FB! Çështja në prokurori, mësuesi i pezulluar shkon në shkollë-Çkemi News

Tani miqtë dhe familjarët e viktimës tremben se edhe vëllai mund të ndërmarrë një akt të tillë. Ai është në vështirësi ekonomike dhe mbi të tani rëndon edhe pesha e fajit se motra i dha fund jetës për shkak të këtyre problemeve dhe mosgjetjes së një pune të ndershme ashtu siç e meritonte për gjithë ato vite shkollim që kishte bërë.

(Vizituar 738 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share