Parashikimi tmerrues, Inteligjenca Artificiale mund të nisë luftën bërthamore-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

“Rusia dhe Kina duhet të sigurohen që vetëm njerëzve, dhe asnjëherë inteligjencës artificiale , t’iu jepet kontrolli i armëve bërthamore për të shmangur një skenar të mundshëm të fundit të botës”.

Është ky një parajmërimi i një zyrtari të lartë amerikan i cili deklaron se Uashingtoni, Londra dhe Parisi kanë rënë dakord të mbajnë kontrollin e plotë njerëzor mbi armët bërthamore.

Zyrtari i kontrollit të armëve të Departamentit të Shtetit, Paul Dean i kërkoi dje Moskës dhe Pekinit të ndiqnin të njëjtën rrugë për të shmangur një aksident që do të ishte katastrofal.

Lexo dhe...  Zbulohet në Indi një bretkosë me një kërpudhë të mbirë në trup, studiuesit të habitur

Deklarata alarmante u bë në një konferencë në Vjenë të hënën, ku zyrtarë civilë, ushtarakë dhe teknologjikë nga më shumë se 100 vende u takuan për të diskutuar perspektivën e sistemeve të militarizuara të Inteligjencës Artificiale.

Lexo dhe...  Fëmijët e parë kanë IQ më të lartë? Ja çfarë zbulon studimi i ri-Çkemi News

“Ky është  momenti Oppenheimer i brezit tonë. Tani është koha për të rënë dakord për rregullat dhe normat ndërkombëtare”, tha ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg.

 

Gjatë fjalëve të tij hyrëse në Konferencën e Vjenës mbi Sistemet Autonome të Armëve, Schallenberg e përshkroi Inteligjencën Artificiale si përparimin më domethënës në luftë që nga shpikja e barutit.

(Vizituar 423 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share