Vranë dhe groposën babain në kasollen pranë shtëpisë, nis sot procesi gjyqësor ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës, ja akuzat me të cilat përballen-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Prokuroria e Durrësit, ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën.

Lexo dhe...  “Një politikan kërcënoi Dumanin me sms, do kemi zhvillime”, deputeti i PD: U bëra pishman që votova amnistinë, u liruan zyrtarë të korruptuar

Raportohet se për Hygerta Metën dhe vëllain Hysenin, është ngritur akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa për Amarildo Metën vetëm akuzë për asgjësimin e kufomës.

Lexo dhe...  Artan Hoxha flet për Belerin: Grekët po e përdorin, më befasuan që e lanë në burg! Duhet të ishte parandaluar incidenti

Teksa sot do të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, organi akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuzë nga: fshehja dhe asgjësimi i kufomës, në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, duke rënduar kështu pozitat proceduriale të shtetases Hygerta Meta dhe duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain e saj Hysen Meta për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Lexo dhe...  Nedion Marku specialist per cyber crime security flet per rrezikshmerin e kibernetis .

Kujtojmë që Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë versionin e saj, ku disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë duke e përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj, por vetëm në fshehjen dhe asgjësimin e kufomës.

(Vizituar 36 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share