“Të afërm të abuzuesve të djalit tim më kanë thënë që…”, trondit nëna e 31-vjeçarit të përdh*nuar në Elbasan: Kur i bëra dush i doli gjak, ishte sëmurë prej disa ditësh-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Nëna e 31-vjeçarit, që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy burra në Elbasan, ka treguar më shumë në lidhje me ngjarjen e rëndë në një emision televiziv.

Nëna e të riut tha se njerëz të afërt të të dyshuarve i kanë thënë që ta heqë denoncimin. Ajo tregoi se është e divorcuar dhe se babai i të riut ndodhet jashtë Shqipërisë dhe se nuk ka dijeni nëse ai ka marrë vesh diçka për ngjarjen.

Lexo dhe...  17-vjeçarja iku nga “kthetrat e babait monstër” jashtë Shqipërisë: Na zhvishte lakuriq mua dhe motrën e vogël

Nëna e 31-vjeçarit: Jam e divorcuar e jetoj vetëm. I ati i djalit nuk është në Shqipëri. Kam një djalë tjetër dhe ai nuk jeton këtu në Shqipëri. Më kanë thënë që hiq denoncimin, këtë e ka bërë vajza e të dyshuarit që është në arrest shtëpie.

Këtë fakt e kam thënë edhe në Prokurori. Djali është bërë më agresiv, që kur ngjarja është transmetuar në televizion.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në Tiranë, reagon policia: Një grua është shpallur në kërkim-Çkemi News

Ajo shtoi më tej se kur i ka bërë dush djalit, vuri re se 31-vjeçarit i doli gjak. Sipas saj, djali ishte sëmurë për disa ditë dhe më vonë ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Lexo dhe...  Po nxjerrim jashtë shqiptarët kriminelë”, Xhaçka reagon ndaj deklaratave të ministrit britanik: Brutalitet i padurueshëm

Ai ishte sëmurë dhe pastaj e kuptova më vonë. Më tej tregoi se kishte akoma gjak poshtë dhe më tregoi se ndodhi kështu e kështu. Kur i bëra dush i pashë gjak. Djali shkon ndonjëherë atje dhe bënte ndonjë muhabet. Çonte kafe atje, pak kohë kalonte.

Njëri nga ata punonte usta tek kantieri. Burrat që dyshohen për abuzim aty kanë punuar, këtu afër nesh. Unë djalin e kam mbajtur afër gjithmonë, por shkonte gjysmë ore tek ata iu çonte kafe.

(Vizituar 236 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share