Lajmi Fundit; Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në Tiranë, reagon policia: Një grua është shpallur në kërkim-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:

Lexo dhe...  Paro Laçi nxjerr emrat: Në zyrë më thirri Tonin Vocaj dhe bashkë me tre të tjerë më bënë presion të paparë për të firmosur

Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Lexo dhe...  Grabitje në grup dhe me armë zjarri, kjo është 27 vjeçarja shqiptare nga Belshi e arrestuar në Greqi

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor. Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Vizituar 325 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share