Lajmi Fundit; Kapet autori i ngjarjes së rëndë në Lungomaren e Vlorës-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Policia e Vlores ndaloi personin qe kercenoi me mjet preres disa te mitur ne kete qytet diten e djeshme.

Sipas njoftimit, 30 vjecari dyshohet se vuan nga probleme mendore dhe po i behen analizat nderkohe qe ne momentin e ngjarjes, ka perdorur nje bicak per kercenimin e te miturve.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një shtetas duke kanosur disa të mitur, në zonën e Lungomares, Vlorë, ju informojmë se:

Lexo dhe...  Doktor Jani Qirjaqi. Edhe ne fushaten e fundit per zgjddhjet parlamentare jane kandiduar nga partite politike mjek per deputet sidomos nga partja socialjste.

Kapet autori i ngjarjes së rëndë në Lungomaren e Vlorës

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë kanë kryer verifikimet dhe kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit A. M., lokalizimin e tij, ditën e sotme, rreth orës 12:30, në zonën e Lungomares dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; E rëndë në Tiranë, 18-vjecari vritet me thikë në konflikt për një gërvishtje makine

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (biçak), që iu gjet 30-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Shtetasi A. M. është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor, sepse vuan nga sëmundje mendore.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e paligjshmërive dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

(Vizituar 358 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share