Lajmi Fundit; E rëndë në Tiranë, 18-vjecari vritet me thikë në konflikt për një gërvishtje makine

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Zbardhen detaje nga ngjarja ku mbeti i vrare me thike 18-vjecari Aurelio Dervishi ne Tirane. Policia tha se i riu eshte qelluar me thike pas nje konflikti me nje person tjeter per gervishtjen e automjeteve.

Pas debateve te para, mesohet se personi qe drejtonte makinen tjeter eshte ndihmuar edhe nga disa shtetas te tjere dhe fillimisht kane pasur nje perleshje me leva me 18 vjecarin Aurelio Dervishi.

Lexo dhe...  Një tjetër shqiptare vritet në Itali, 45-vjeçarja masakrohet me thikë në mes të qytetit nga ish-bashkëshorti-Çkemi News

Me pas ky i fundit eshte qelluar me thike dhe ka gjetur vdekjen rruges per ne spital.

E rëndë në Tiranë, 18-vjecari vritet me thikë në

 

Nje 18 vjecar eshte vrare mbremjen e sotme ne Tirane. Viktima eshte identifikuar me emrin Aurelio Dervishi.

Policia tha se ai u qellua me mjet preres nga nje person tjeter rreth ores 21.50 e zonen e Shkozes, pas nje konflikti.

Lexo dhe...  “Të gjitha këto janë fillimi i dhimbjeve”/ Dom Mark Pashkja flet për fundin e botës sipas Biblës-Çkemi News

Viktima dhe autori, sipas policise, kane pasur nje konflikt te castit teksa leviznin me dy automjetet e tyre.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi Aurelio Dervishi, 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Vizituar 226 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share