Shqiptarë të bllokuar në Izrael, delegacioni për turizmin u gjend në mes të sulmit nga Irani

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

 

Një delegacion me operatorë turistike dhe zyrtarë të Ministrisë së Turizmit nga Shqipëria u bllokuan në Izrael pas sulmeve të Iranit krahas bashkëatdhetarëve që jetojnë e punojnë atje.

Ata ndodheshin atje për një aktivitet me qëllime promovimin e bashkëpunimit në turizëm, por u gjenden dëshmitarë dhe përjetuan aktin e paprecedentë nga Teherani.

Vec dramës, fatmirësisht asnjë nga anëtarët e delegacionit nuk pësuar, dëmtime, sikurse deri më tani nuk ka konfirmime për të lënduar mes shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Izrael.

Këta të fundit këshillohen që të qëndrojnë në kontakt me ambasadën përmes numrave të kontaktit dhe të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

Tirana zyrtare ndërkohë u rendit krah partnerëve dhe aleatëve perëndimore duke dënuar sulmin e paprecedent të Iranit kundër Izraelit.

Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetin social X, e cilësoi një kërcënim për të destabilizuar Lindjen e Mesme në mënyrë të pakthyeshme.

“Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për destabilizimin e rajonit në mënyrë të pakthyeshme.

Lexo dhe...  Zelensky insiston se raketa që goditi Poloninë ishte ‘ruse’ megjithëse NATO e Polonia thonë ndryshe (fotot)

Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shpreh mbështetje ndaj aleatëve në përpjekjen për depërshkallëzimin e situatës, duke theksuar armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve si një mekanizëm.

Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”, shkruan ai.

;;Shqipëria kërkon vetpërmbajtjen e palëve dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të kthehen të sigurt në shtëpi”, tha Rama.

Lexo dhe...  Udhëtuesi në kohë” nga viti 2236, thotë se jemi pak kohë larg kontaktit të parë me alienët (fotot)

Të njëjtën linjë mbajti dhe Presidenti i vendit Bajram Begaj i cili u shpreh se shpreson në shmangien e këtij konflikti, ndërsa theksoi edhe pasojat në një shkallë më të gjerë që mund të shkaktojë përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme.

Kryediplomati Igli Hasani, në reagimin e tij i rikujtoi shqiptarëve që banojnë në Izrael hapat që duhet të ndjekin në raste rreziku, ndërsa u shpreh se ky sulm mund të sjellë dhe shkatërrim të paqes në Lindjen e mesme.

(Vizituar 22 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share