Sulmi iranian zgjati 5 orë/ Ja sa dronë dhe raketa u rrëzuan nga Izraeli dhe partnerët

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

IZRAEL- Irani lëshoi ​​më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael – 99% e të cilave u rrëzuan, në bashkëpunim me partnerë si SHBA dhe Britania e Madhe.

Kështu njoftoi ushtria izraelite, e cila u shpreh e vendosur për t’ju përgjigjur deri në fund sulmeve të tilla.

Në një konferencë  për mediet, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha gjithashtu se disa prej  raketave gjatë natës ishin nga Iraku dhe Jemeni.

Më tej ai u shpreh se u lëshuan 30 raketa lundrimi, asnjëra prej të cilave nuk shkoi në Izrael, si dhe 120 raketa balistike. Media amerikane, CNN, duke cituar burime të sigurta thotë se sulmi iranian ndaj Izraelit zgjati rreth pesë orë./ n.m.abcnews.al

(Vizituar 137 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share