“Ejani, babai po na rreh”, 13-vjeçari shqiptar telefon policinë duke qarë dhe kërkon ndihmë -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

“Ejani shpejt na ndihmoni, babai po na rreh”, kjo është thirrja që një 13-vjeçar shqiptar i bëri policisë italiane pak ditë më parë.

I mituri telefonoi policinë duke qarë dhe kërkoi ndihmë pasi babai, një 47-vjeçar shqiptar kishte ushtruar dhunë ndaj tij, motrës, vëllait 2-vjeçar dhe mamasë e cila kishte ndërhyrë për të qetësuar bashkëshortin e dhunshëm.

Punonjësit e komisariatit në Civitanova kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku i priste 13-vjeçari i tronditur, i cili duke qarë u ka treguar shtëpinë e tij.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; E rëndë/ Kafshohet nga qeni, fëmija 7-muajshe humb jetën në spital (Video)- Çkemi News

Në shtëpi efektivët i dhanë ndihmën e parë gruas dhe dy fëmijëve të tjerë, një adoleshente 16-vjeçare dhe një djalë 2-vjeçar. Më pas ata bllokuan shqiptarin, i cili ishte në dhomë dhe u bërtiste familjarëve të tij, duke u përpjekur të zbardhte atë që kishte ndodhur.

47-vjeçari u arrestua për krimet e abuzimit në familje dhe plagosjes së bashkëshortes dhe fëmijëve të mitur të cilët u dërguan në urgjencën e spitalit Civitanova Alta. Burri thuhet se ka qenë vazhdimisht protagonist i episodeve të ngjashme të keqtrajtimit ndaj familjarëve të tij.

Lexo dhe...  Horoskopi i datës 27 shkurt 2021

Në gjykatë, gjatë seancës, shqiptari pranoi akuzat ndaj tij por shpjegoi se ai ishte shtruar në psikiatri dhe vuante nga depresioni. Ilaçet nuk i merrte sepse pasi mendonte se do të sëmurej, por pa to sjellja e tij dilte jashtë kontrollit. Për këto pretendime, gjyqtarja la në paraburgim 47-vjeçarin shqiptar.

(Vizituar 316 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share