Krim në familje/ Burri vret gruan, fëmijët dhe më pas veten

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara, kur një ish-inxhinier i Meta ka vrarë gruan e tij,  djemtë  binjakë 4-vjeçarë, si dhe më pas vrau veten brenda shtëpisë së tyre.

Anand Sujith Henry, 37-vjeҫ, dyshohet se vrau djemtë e tij dhe qëlloi për vdekje gruan e tij 38-vjeçare, Alice Benzinger në një vaskë, më pas vrau veten.

Nuk dihet shkaku i vdekjes së dy fëmijëve të vegjël, por besohet se fëmijët fatkeq ose janë mbytur, ose janë marrë mbidozë fatale, pasi nuk ka pasur shenja lëndimi në trup.

Lexo dhe...  Zuckerberg me plan të ri për njerëzimin: Krijimi i inteligjencës mbi njerëzore, të “ngjashme me atë të Zotit”

Motivi i vdekjes mbetet i paqartë ndërsa oficerët vazhdojnë hetimet.

(Vizituar 158 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share