
𝗕𝗘𝗧𝗢𝗛𝗨𝗡𝗜 𝗣𝗘𝗥 𝗔𝗧𝗗𝗛𝗘 ❗
Porosia e fundit e Gjergj Kastriotit !
…Gjon, ti je i ri e i fuqishëm. Merri ato thupra dhe ashtu, grumbull siç janë, thyeji !
Djaloshi mori thuprat dhe u përpoq me gjithë fuqinë, por s’í theu dot. Pas tij provuan dhe dy-tre të tjerë, por as ata nuk mundën t´i thyenin thuprat.

…Gjin, merri thuprat dhe thyeji një nga një.
Gjini i theu të gjitha !
…As më i fuqishmi nga ju –, s´mundi t´i thyejë thuprat së bashku, – tha Gjergji !
Kurse Gjini, që është ende i vogël, i theu një nga një. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni.
…Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat ! Betohuni !
…Trimat nxorën shpatat dhe thirrën: BETOHEMI !
(Vizituar 153 here, 1 vizita sot)
